Në kopsht regjistrohen fëmijët e grupmoshës 3 deri në 6 vjeç. Fëmijët duhet të regjistrohen në kopshtin publik nga prindi/kujdestari ligjor brenda datave të përcaktuara nga bashkia. Sugjerohet që regjistrimi të kryhet sa më shpejt dhe në njësinë e vendbanimit përkatës. Nëse vendet bosh në njësinë e vendbanimit janë të zëna, prindi duhet të drejtohet në një kopsht tjetër.
Për të aplikuar nevojiten disa dokumenta të posaçme, disa prej të cilave mund të merren nga prindi përmes profilit së tij/saj në portalin e-Albania.
Nëse prindi nuk ka qasje në e-Albania, ai/ajo duhet të dorëzojë pranë komisionit rregjistrues në çerdhe një fotokopje të kartës së identitetit të prindit/ kujdestarit dhe të plotësojë një deklaratë për mbrojtjen e të drejtave personale. I gjithë dokumentacioni paraqitet pranë komisionit. Ai e shqyrton dhe pranon ose jo rregjistrimin. Shërbimi i regjistrimit është pa pagesë. Ndjekja e kopshtit ka një tarifë mujore, mospagesa e të cilës mund të sjellë penalitete.
Tarifat e shërbimit dhe kategoritë e personave që përfitojnë nga reduktimi apo përjashtimi i pagesave përcaktohen nga secila bashki më vete, në zbatim të politikave të veta shoqërore.
Dokumentat e përgjithshme për regjistrimin në kopsht
Lista e dokumentave është e përgjithshme.* Secila bashki e përcakton vetë dokumentacionin e plotë për regjistrim në kopsht.
Fëmijët të cilët i përkasin një shtrese social-ekonomike në nevojë, duhet t’i shtojnë dokumentacionit të përgjithshëm edhe dokumentat specifike sipas kategorisë së tyre. Ata mund të përfitojnë nga reduktime apo përjashtime nga pagesa, sipas politikave vendore të bashkisë.
Kategoria e fëmijëve | Për kopshtet që nuk ofrojnë drekë
|
Për kopshtet që ofrojnë drekë
|
Të gjithë | § certifikatë personale e fëmijës (merret në e-Albania)
|
§ certifikatë personale e fëmijës (merret në e-Albania)
|
Të gjithë | § certifikatë familjare (merret në e-Albania)
|
§ certifikatë familjare (merret në e-Albania)
|
Të gjithë | § vërtetim i vaksinimit
|
§ vërtetim i vaksinimit
|
Të gjithë | § vërtetim pune i prindit/kujdestarit ligjor (merret në e-Albania)
|
|
Të gjithë | § vërtetim për Kontributin e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për Individin (merret në e-Albania) | |
Të gjithë | § vërtetim nëse fëmija ka frekentuar çerdhe | |
Fëmijët me status jetimi | § Libreza e statusit jetim
|
§ Libreza e statusit jetim |
Fëmijët, kujdestarët ligjorë të të cilëve kanë statusin e jetimit
|
§ Libreza e statusit të jetimit të kujdestarit ligjor
|
§ Libreza e statusit të jetimit të kujdestarit ligjor
|
Fëmijët e vendosur në kujdestari nga familjet kujdestare
|
§ Vendimi i gjykatës për dhënien e kujdestarisë
|
§ Vendimi i gjykatës për dhënien e kujdestarisë
|
Fëmijët me aftësi të kufizuara mendore ose/dhe fizike, ose/dhe me sëmundje të rënda | § Raporti mjeko-ligjor i fëmijës
|
§ Raporti mjeko-ligjor i fëmijës
|
Fëmijët, kujdestarët ligjorë të të cilëve janë me aftësi të kufizuara mendore ose/dhe fizike, ose/dhe me sëmundje të rënda
|
§ Raporti mjeko-ligjor i kujdestarit ligjor të fëmijës
|
§ Raporti mjeko-ligjor i kujdestarit ligjor të fëmijës
|
Fëmijët e familjeve të cilat marrin ndihmë ekonomike
|
§ Vërtetim nga njësia administrative përkatëse e familjes për marrjen e ndihmës ekonomike
|
§ Vërtetim nga njësia administrative përkatëse e familjes për marrjen e ndihmës ekonomike
|
Fëmijët e familjeve që i përkasin minoritetit rom/egjiptian
|
§ Vetëdeklarim nga familja në lidhje me përkatësinë etnike ose vërtetim nga organizatat për mbrojtjen e komunitetit rom/egjiptian | § Vetëdeklarim nga familja në lidhje me përkatësinë etnike ose vërtetim nga organizatat për mbrojtjen e komunitetit rom/egjiptian |
Fëmijët e familjeve mono prindërore, në të cilën prindi ose kujdestari ligjor e ka pagën nën nivelin e pagës minimale
|
§ Vërtetim i pagës së prindit/ kujdestarit ligjor (nën 30,000 lekë)
§ Vërtetim për Kontributin e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për Individin (merret në e-Albania)
|
§ Vërtetim i pagës së prindit/ kujdestarit ligjor (nën 30,000 lekë)
§ Vërtetim për Kontributin e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për Individin (merret në e-Albania) |
Fëmijët e familjeve ku kujdestari ligjor i fëmijës është i divorcuar ose i ve, dhe ka pagë nën nivelin e pagës minimale
|
§ Vërtetim i pagës së kujdestarit ligjor (nën 30,000 lekë)
§ Vërtetim për Kontributin e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për Individin (merret në e-Albania)
|
§ Vërtetim i pagës së kujdestarit ligjor (nën 30,000 lekë)
§ Vërtetim për Kontributin e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për Individin (merret në e-Albania)
|
* Informacioni i paraqitur është i përgjithshëm dhe ka qëllim informues dhe udhëzues. Ai nuk mund të përdoret si informacion zyrtar. Udhëzimi specifik dhe final për procesin e regjistrimit në kopsht që duhet ndjekur nga prindi/ kujdestari ligjor, përcaktohet nga bashkia përkatëse.