Procedura që duhet të ndjekin qytetarët për të rinovuar pasaportën biometrike është e regulluar me anë të udhëzimeve ligjore përkatëse. Më poshtë vijon një paraqitje e thjeshtuar e hapave që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë rezidentë në Republikën e Shqipërisë.

  1. Blerje e kuponit për pasaportë në zyrat e Postës Shqiptare.

Qytetari duhet të blejë kuponin në një nga pikat e Postës Shqiptare. Qytetari zgjedh mes dy lloje kuponash. Kuponi i thjeshtë për pasaportë kushton 7,500 lekë dhe ka një periudhë pritjeje prej 15 ditësh. Kuponi për pasaportë me aplikim të përshpejtuar kushton 18,000 lekë dhe ka një periudhë pritjeje prej 2 deri në 3 ditë.

  1. Aplikimi për takim në zyrën lokale të kompanisë koncesionare Aleat dhe paraqitja në këtë zyrë në datën dhe orën e përcaktuar.

Qytetari duhet të rezervojë një takim në zyrën e Aleatbashkinë/njësinë administrative në të cilën ai është i regjistruar. Regjistrimi i takimit bëhet online drejtpërdrejt përmes portalit www.aleat.al ose me drejtim përmes portalit e-Albania. Në portal ai duhet të kërkojë për shërbimin Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë, nënkategoria: Rinovim.

Qytetari duhet të paraqitet në zyrën përkatëse të koncesionarit në datën dhe orarin që ka përcaktuar në aplikim. Ai duhet të jetë i pajisur me kuponin e blerë në Postën Shqiptare dhe me pasaportën e tij biometrike ekzistuese.

  1. Tërheqja e pasaportës biometrike në Rajonin e Policisë/Komisariatin e Policisë.

Pas përfundimit të afatit të pritjes prej 15 ose 2 deri në 3 ditë* bazuar në kuponin e blerë në Postën Shqiptare, qytetari kryen tërheqjen e pasaportës në Rajonin e Policisë/ Komisariatin e policisë së bashkisë/ njësisë administrative ku bëri aplikimin. Aplikanti mund ta tërheqë vetë pasaportën, ose mund të autorizojë një person tjetër përmes një prokure të posaçme noteriale, të firmosur nga vetë aplikanti.

 

*Përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare dhe vonesat si pasojë e gabimeve në dokumentacion.

**Për informacion plotësues luteni të vizitoni ADISA – Aplikimi për pasaporte dhe portalin www.aleat.al, ose kontaktoni Qendrën e Informimit për Shërbimet Publike – ADISA, në numrin e telefonit pa pagesë 0800 0118, nga e hëna në të premte, gjatë orëve 08:00 – 19:00.