Hapi |
Procesi i pajisjes me letërnjoftim elektronik për shtetasit shqiptarë rezidentë në Shqipëri |
||
Kur Letërnjoftimi Elektronik lëshohet për herë të parë: | Në rast humbjeje/vjedhjeje të Letërnjoftimit Elektronik: | Në rast ndryshimi të dhënash, dëmtimi, rinovimi të Letërnjoftimit Elektronik: | |
1 | Blerja e kuponit për letërnjoftim elektronik në Postën Shqiptare. | Blerja e kuponit për letërnjoftim elektronik në Postën Shqiptare. | Blerja e kuponit për letërnjoftim elektronik në Postën Shqiptare. |
2 | Paraqitja tek Gjendja Civile përkatëse për identifikim. | Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të letërnjoftimit me të dhëna të sakta të dokumentit e qytetarit. Raporti i Policisë merret në Komisariatin e Policisë ku u njoftua humbja/ vjedhja e letërnjoftimit. | Zotërimi i letërnjoftimit elektronik origjinal. |
3 | Rezervimi i takimit në faqen rezervo.aleat.al | Rezervimi i takimit në faqen rezervo.aleat.al | Rezervimi i takimit në faqen rezervo.aleat.al |
4 | Paraqitja në zyrën e aplikimit të koncesionarit Aleat në orën/datën e caktuar. | Paraqitja në zyrën e aplikimit të koncesionarit Aleat në orën/datën e caktuar. | Paraqitja në zyrën e aplikimit të koncesionarit Aleat në orën/datën e caktuar. Dorëzimi i letërnjoftimit elektronik origjinal, që do të mbahet nga koncesionari Aleat. |
-/- | Shënim: Nëse shtetasi ka letërnjoftim të sekuestruar, ai duhet të paraqesë raportin e sekuestrimit sipas udhëzimeve ligjore të Policisë së Shtetit. | Shënim: Shtetasit mund të aplikojnë në çdo zyrë aplikimi Aleat të Shqipërisë, nëse procesi i aplikimit për letërnjoftim bëhet për rinovim apo ndryshim të të dhënave. |