Hapi |
Procesi i pajisjes me pasaportë biometrike për shtetasit shqiptarë rezidentë në Shqipëri |
||
Kur Pasaporta Biometrike lëshohet për herë të parë | Në rast humbje/vjedhje të Pasaportës Biometrike | Në rast ndryshimi të dhënash, dëmtimi, rinovimi të Pasaportës Biometrike | |
1 | Blerja e kuponit për pasaportë në Postën Shqiptare. | Blerja e kuponit për pasaportë në Postën Shqiptare. | Blerja e kuponit për pasaportë në Postën Shqiptare. |
2 | Zotërimi i një letërnjoftimi elektronik (kartë identiteti) të vlefshëm – ose aplikohet në të njëjtën kohë me pasaportën biometrike. | Zotërimi i një letërnjoftimi elektronik (kartë identiteti) të vlefshëm – ose aplikohet në të njëjtën kohë për rinovimin e letërnjoftimit, bashkë me pasaportën biometrike. | Zotërimi i një letërnjoftimi elektronik (kartë identiteti) të vlefshëm – ose aplikohet në të njëjtën kohë për rinovimin e letërnjoftimit bashkë me pasaportën biometrike. |
3 | Plotësimi i formularit të vetëdeklarimit të Policisë së Shtetit eletronikisht në e-Albania. | Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të pasaportës me të dhëna të sakta të dokumentit/ qytetarit. Raporti merret nga Gjendja Civile ose Komisariati i Policisë së Shtetit. | Pasaportë biometrike origjinale. |
4 | Rezervimi i takimit në faqen rezervo.aleat.al. | Rezervimi i takimit në faqen rezervo.aleat.al. | Rezervimi i takimit në faqen rezervo.aleat.al. |
5 | Paraqitja në zyrën e aplikimit të koncesionarit Aleat në orën/datën e caktuar. | Paraqitja në zyrën e aplikimit të koncesionarit Aleat në orën/datën e caktuar. | Paraqitja në zyrën e aplikimit të koncesionarit Aleat në orën/datën e caktuar. Dorëzimi i pasaportës biometrike origjinale që dëmtohet nga koncesionari Aleat në momentin e aplikimit duke prerë shiritin MRZ. |
6 | Tërheqja e pasaportës biometrike në Rajonin e Policisë/ Komisariatin e Policisë, në bashkinë e të cilit u bë aplikimi. | Tërheqja e pasaportës biometrike në Rajonin e Policisë/ Komisariatin e Policisë, në bashkinë e të cilit u bë aplikimi. | Tërheqja e pasaportës biometrike në Rajonin e Policisë/ Komisariatin e Policisë, në bashkinë e të cilit u bë aplikimi. |
*Për informacion plotësues luteni të vizitoni ADISA – Aplikimi për pasaporte dhe portalin www.aleat.al, ose kontaktoni Qendrën e Informimit për Shërbimet Publike – ADISA, në numrin e telefonit pa pagesë 0800 0118, nga e hëna në të premte, gjatë orëve 08:00 – 19:00.