Projekti WeBER 3.0[1] Nxitja e Reformimit të Administratave Publike të Ballkanit Perëndimor” është një projekt rajonal me kohëzgjatje prej tre vitesh e gjysmë, me vlerë 1.444.451 euro i financuar nga Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Periudha e zbatimit të projektit është shkurt 2023 – korrik 2026.

Projekti WeBER 3.0 (referuar më tej si projekti) zbatohet nga anëtarët e Rrjetit Think for Europe (TEN) dhe Qendra për Kërkime në Administratën Publike (KDZ), organizatë partnere me bazë në Vjenë. Anëtarët e TEN-it janë organizata jofitimprurëse, institute të pavarura ose hulumtuese të politikave nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (BP) të fokusuara në procesin e integrimit në BE dhe të përkushtuara ndaj politikëbërjes dhe avokimit të bazuar në prova. Anëtarët e TEN, që implementojnë Projektin WeBER 3.0 janë:

Projekti do të kontribuojë drejtpërdrejtë në përforcimin e demokracisë duke mundësuar pjesëmarrjen efektive të OSHC-ve nga Ballkani Perëndimor dhe duke mbështetur angazhimin gjithëpërfshirës të qytetarëve në monitorimin e proceseve të reformës së administratës publike (RAP) në të gjitha nivelet, në përputhje me kërkesat e BE-së. Projekti u mundëson OSHC-ve të angazhohen në monitorimin e reformave dhe pjesëmarrjen në reformë konstruktive të politikave dialoguese me përfaqësuesit e institucioneve publike në fushën e RAP. Gjithashtu do të kontribuojë në bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal duke lehtësuar dialogun midis OSHC-ve dhe qeverisë në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal, duke u mbështetur në Platformën e krijuar WeBER dhe Grupet Kombëtare të Punës për RAP (GKP), të cilat do të përmirësohen me tutje duke përfshirë përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve.

WeBER 3.0 do t’ju sigurojë OSHC-ve nga Ballkani Perëndimor mjete dhe udhëzime metodologjike, të dhëna dhe njohuri, duke iu mundësuar atyre të përforcojnë bashkëpunimin dhe të lehtësojnë dialogun kuptimplotë të RAP me palët e interesuara/ grupet e interesit në nivelin lokal. Kjo, nga ana tjetër, do të inkurajojë qytetarët që të angazhohen në mënyrë aktive në procese pjesëmarrëse në nivel lokal që synojnë identifikimin e problemeve dhe zgjidhjeve të mundshme që adresojnë në mënyrë efektive nevojat e tyre të paplotësuara. Duke përdorur këto strategji të reja, OSHC-të do të përforcojnë pozicionin dhe reputacionin e tyre si ndërmjetëse të ndershme në këndvështrimin e palëve të interesuara në nivel lokal.

Mësoni më shumë rreth projektit duke klikuar këtu!

Kontakti për Shqipërinë:

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
Rr. “Shenasi Dishnica”, Nd. 35, H.1, 1017, P.O. Box 8177, Tiranë
+355 4 240 0241

Iliada Korçari, hulumtues (ikorcari@idmalbania.org)
Bora Kola, koordinatori i projektit (bkola@idmalbania.org)