Bera perteritjen e abonimit mujor te parkimit ne ndermarrjen bashkiake Tirana Parking. Sporteli perdorej vec per kartat e rezidentit dhe jo per sherbime te tjera. Prita daljen e funksionarit per te nisur proceduren. Procedura permbante kontrate te re mujore dhe mandat arketimin per pagese. Prova e transaksionit duhet t’i dergohet ndermarrjes me leter te printuar. Mbi 1 ore e harxhuar dhe mbi 10 letra te shkuara dem.

Bashkia duhet ta thjeshtoje kete sherbim qe zgjatet pa kuptim. Kontrata e re mujore duhet te behet “Shtyrje e kontrates ekzistuese” me afat te pacaktuar. Ajo duhet te pezullohet automatikisht ne momentin kur nuk behet pagesa dhe te gjallerohet kur behet pagesa. Ne baze te kesaj kontrate pa afat, leshohen mandat-arketimet, pa pasur nevoje te nenshkruhet kontrata sa here perfundon afati i pageses. Deshmia a transaksionit mund te behet me email, pa pasur nevoje per te shkuar prap ne sportel.

Sherbimi duhet te digjitalizohet me mire. E-albania duhet te ofroje edhe sherbime per ndermarrjet vendore. Aty personi mund ta gjalleroje ose pezulloje kontraten dhe sherbimin e parkimit ne varesi te pageses se fatures. Madje edhe aplikimi per parkim mujor realizohet me lehte permes e-albanias.

Merreni parasysh kete sugjerim se late nam me gjithe ato letra te cuara dem, kot me si koti.

  • Femër
  • 37
  • Jam dakord